Goditet një grup kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë, ndërsa në pranga janë vënë 4 pjesëtarë të tij, Jurgen Kollçaku, Gjergji Braha, Kleo Doko dhe Sherif Isaj.

Policia bën me dije se si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vëzhgimi”, u kapën dhe u vunë në pranga Kollçaku, 23 vjeç, Braha, 26 vjeç dhe Doko  18 vjeç, të tre banues në Kuçovë, si dhe shtetasi  Sherif Isaj, 19 vjeç, banues në Berat.

Nga provat e siguruara nga ky operacion, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se vepronin në kuadrin e një grupi kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e këtyre shtetasve, u gjetën sasi lënde narkotike cannabis sativa, 3 armë të ftohta (2 thika dhe 1 përforcues grushti) dhe municion luftarak.

Vijojnë veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: