Policia italiane ka arritur të shkatërroje një rrjet të shpërndarjes së kokainës që vepronte në tri qytete italiane, në Savona, Varazze dhe Loano.

Ky rrjet është zbuluar nga karabinierët italianë, Operacioni u quajt “Arratisja e mesnatës” dhe rezultoi me arrestimin e 4 personave, prej të cilëve dy janë italianë e dy shqiptarë. Ky operacion kishte nisur që kohë më parë, kur edhe janë kryer arrestime të mëhershme, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Mësohet se rrjeti funksiononte thuajse perfekt në këto qytete italiane, ndërsa konsumatorët ishin të shumtë. Nga ky grup, katër urdhëra-arresti janë lëshuar sot. Përpos këtyre arresteve, në total kishte 8 arrestime. Policia ka sekuestruar mbi gjysmë kilogramë kokainë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb