Rruga drejt Pukës në disa pjesë të saj ka humbur thuajse plotësisht shtresat asfaltike, ndërkohë që gropat që thellohen e zgjerohen çdo ditë karakterizojnë aksin rrugor nacional në veri të Shqipërisë.

Shqetësuese gjendja e aksit rrugore është dhe për vizitorët e zonës veriore, ndërsa operatorët turistikë e konsiderojnë vijimin e investimit të premtuar si domosdoshmëri për Pukën turistike.

Për kryebashkiakun e Pukës riveshja e aksit rrugor është një porosi e vetë kreut të qeverisë Edi Rama, ndaj ARRSH duhet të përmbyllë këtë investim sipas premtimit, nisur dhe nga fakti se kemi të bëjmë me një zonë tashme turistike fal investimeve të qeverisë.

Askush nuk di të tregojë nëse investimi për riveshjen me asfalt ka përfunduar, teksa sinjalistika vertikale dhe horizonte lë të kuptosh se investimi miliona eurosh është përmbyllur, por pa kryer riveshjen me asfalt siç u premtua.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: