LUSHNJE- Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasin Bashkim Disha, 48 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në afërsi të rrethrrotullimit të Grabianit, për motive pronësie, ka shkatërruar rrjetin e ujësjellësit për 5 familje, me pretendimin se toka ku kalon ujësjellësi është blerë nga ana e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Vetgjyqësia” parashikuar nga Nenet 159 e 277 të Kodit Penal.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb