TURQI- Dy fëmijë të moshës 12 dhe 13-vjeçare janë arrestuar nën akuzat për ‘fyerje të Presidentit turk’ pasi kanë grisur posterët që shfaqnin foton e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Dy kushërinjtë të identifikuar vetëm me inicialet R.Y. dhe R.T., rrezikojnë të dënohen deri në dy vjet dhe katër muaj në burg, nëse rasti aprovohet nga Ministria e Drejtësisë.

Rasti kishte ndodhur më 1 maj në provincën Diyarbakır, shkruan Express.

Në dëshminë e tyre, njëri prej tyre ka thënë se ishin duke u kthyer në shtëpi nga dyqani dhe kishin dashur t’i hiqnin posterët për t’i shitur ato.

“Nuk e dinim posterët e kujt ishin. Ne vetëm deshëm t’i hiqnin ato për t’i shitur”, citohet të ketë thënë ai.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb