TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona, ndërsa ka proceduar penalisht në gjendje të lire 6 të tjerë si dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër. Kjo pasi akuzohen për “Shkatërrim të rrjetit të ujësjellësit” si dhe “Shpërdorim detyre”. Kështu janë arrestuar në flagrancë:

1- Arben Myftaraj, 48 vjeç,
2- Pandeli Gegeni, 61 vjeç,
3- Dritan Goci, 35 vjeç,
4- Besim Xhabafti, 57 vjeç.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
1. S. H., 44 vjeç, banuese në Tiranë;
2. I. B., 59 vjeç, banues në Tiranë;
3. F. F., 36 vjeç, banues në Tiranë;
4. S. M., 54 vjeç, banues në Tiranë;
5. L.V., 60 vjeç, banues në Tiranë;
6. Sh. Gj., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Po ashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit F.F., 42 vjeç. Procedimi penal në ngarkim të tyre ka filluar pasi është konstatuar nga një grup kontrolli i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime për faktin se shtetasit e lartpërmendur kanë shpërdoruar detyrën si dhe kanë ndërhyrë në rrjetin e Ujësjellësit duke dëmtuar atë dhe duke sjellë si pasojë mosfaturimin e saktë të ujit të konsumuar nga firma, një firme private me administrator shtetasin F.F.

U kryen të gjitha veprimet procedurale, materialet i janë referuar Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Tiranë, për hetim të mëtejshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb