TIRANË
Policia e e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar pasi dhunonte bashkëjetuesen si dhe një tjetër për përndjekje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 31 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Rrogozhinë, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëjetuesen dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. C., 41 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një 18-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb