Një drejtues automjeti është arrestuar nga policia e Vlorës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Mësohet se 51 vjecari me inicialet T.T është përplasur me bordurën në aksin rrugor Vlorë-Orikum.

Policia bën me dije se 51-vjeçari humbi kontrollin e mjetit të tij tip “Mercedez” duke shkaktuar edhe lëndimin e dy pasagjerëve në makinë.

“Arrestimi i tij u bë në aksin rrugor Vlorë-Orikum pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet S.T dhe G.T, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb