Sulmet ajrore në periferi të kryeqytetit sudanez Khartorum nuk kanë të ndalur. Prej mbrëmjes së djeshme dhe gjatë mëngjesit vendi ka qenë nën bombardimin e avionëve luftarak. Luftimet kanë bllokuar civilët në një krizë humanitare dhe më shumë se një milion njerëz janë detyruar të zhvendosen.

Luftimet midis forcave të armatosura të Sudanit dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë kanë shkaktuar një prishje të rendit dhe ligjit. Stoqet e ushqimeve, parave dhe nevojave elementare janë duke u pakësuar.

Sulmet ajrore u raportuan nga dëshmitarë okularë në Amdurman jugor dhe Bahri veriore, dy qytetet përtej Nilit nga Khartoum që formojnë “kryeqytetin e trefishtë” të Sudanit. Disa nga bastisjet u zhvilluan pranë ndërtesës së transmetuesit shtetëror në Omdurman.

Konflikti, i cili filloi më 15 prill, ka detyruar afro 1.1 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Rreth 705 njerëz janë vrarë dhe të paktën 5287 janë plagosur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo është java e gjashtë e luftimeve në Sudan.

Bisedimet në Jeddah të Arabisë Saudite, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite, kanë qenë jopërfundimtare dhe të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjeve të shumta të armëpushimit.

Të dy palët akuzuan njëra-tjetrën, për fillimin e luftimeve në Nyala, një nga qytetet më të mëdha të vendit, i cili kishte gëzuar një qetësi relative për javë të tëra falë një armëpushimi të negociuar në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: