TIRANË-Qendra e Monitorimit pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve ka identifikuar raste të kundravajtjes dhe shkeljes së moratoriumit në qytetin e Gjirokastrës, Korçës dhe Elbasanit.

Në qytetin e Gjirokastrës, inspektoriati ka identifikuar në Vrisara transport të paligjshëm të bimëve medicinale. Edhe në Elbasan, gjatë kontrolleve janë konstatuar raste të kundravajtjeve, por edhe janë proceduar penalisht 3 raste dhe marrë masa administrative vënie gjobe.

Po ashtu edhe në Korçë “Roja e Gjelbër” gjatë kontrollit të ushtruar ka identifikuar 2 raste të transportimit të lëndëve drusore me qëllim tregtimin e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: