Dhoma arbitrate e pavarur e Organiznmit të Kontrollit Financiar për Klubet (CFCB) ka vendosur që ta përjashtojë skuadrën e Trabzonsporit nga veprimtaritë e UEFA-s, nëse klubi turk do të arrinte të kualifikohej në këtë edicion apo në tjetrit për Kupat e Europës.

Korrikun e vitit të shkuar, CFCB kishte dekretuar se Trabzonspor nuk kishte respektuar rregullar e Fair-Play Financiar, sidomos ato në lidhje me barazinë e bilancit, siç kërkohet në akordin e përpiluar në vitin 2016. Ndëshkimi i mësipërm nuk do të kishte ardhur nëse brenda vitit 2019, klubi turk do të kishte kënaqur disa kushte të caktuara.

Te Trabzonspori aktivizohet edhe italo-ganezi Kaleb Ekuban, që shkëlqeu në Kategorinë Superiore me fanelën e Partizanit. Pas Mançester Sitit që u përjashtua në shkurt, Trabzonspori bëhet ekipi i dytë në pak muaj që pezullohet nga Kupat e Europës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb