Edhe kur futbolli është ndalur, Jose Mourinho si gjithmonë përbën lajm. Këtë herë, tekniku portugez është protagonist pasi bashkë me tre prej futbollistëve të tij te Tottenham theu masat e marra nga qeveria angleze për parandalimin e Coronavirus.

26918560 0 Image A 59 1586275694641
26918560 0 Image A 59 1586275694641

“Special One”, Davinson Sanchez, Ryan Sessegnon dhe Tanguy Ndombele lanë banesat e tyre për t’u stëvitur në një park të Londrës. Sipas direktivave të qeverisë në vend, në Angli lejohet aktiviteti sportiv në ambjente të hapura, por për maksimumin dy persona në distancë sigurie prej dy metrash.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mourinho ka pranuar gabimin dhe ka ftuar të gjithë të respektojnë distancimin social. “E pranoj se veprimet e mia nuk janë në linjë me protokollin qeveritar. Duhet tëkemi kontakt vetëm me familjarët e ngushtë në shtëpi. Është jetike që të respektojmë këshillat e autoriteteve”, ka thënë Mourinho.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb