Një 62-vjeçar është vënë në pranga pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Policia e Kurbinit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet Xh. S., banues në Mamurras, i cili veç dhunës në prani të familjarëve edhe e kanosur bashkëshorten me mjet prerës.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. S., 62 vjeç,  për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prani të familjarëve.
Bashkëshortja e shtetasit Xh. S. është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb