KORCE- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur një kop sht privat në qytetin e Korçës, pasi ka shkelur urdhrin e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që detyron institucionet arsimore publike e jopublike të qëndrojnë mbyllur deri në datën 14 janar.

Masa administrative kap vlerën e 100 mijë lekëve, ndërkohë që paralelisht ISHSH-ja vijon inspektimet në të gjithë vendin. Deri më tani janë kryer inspektime në 117 çerdhe dhe kopshte jopublike dhe 45 institucione jopublike të arsimit parauniversitar dhe universitar në të gjithë vendin.

Ndërkohë që, kjo është masa e 5-të administrative pas atyre të ndërmarra në datën 9 janar për shkeljen e të njëjtit urdhër.

Epidemia e gripit, që ka prekur vendin tonë, ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të urdhërojë shtyrjen e nisjes së procesit mësimor deri në datën 14 janar. Sipas urdhrit të ministrit Ilir Beqaj, çerdhet, kopshtet, institucionet e arsimit parauniversitar dhe universitetet do të jenë mbyllur në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: