ISHSH ka vijuar me inspektimet në subjektet private për monitorimin e masave ndaj COVID-19 duke pezulluar pjesërisht veprimtarinë e një fasonerie.

Nga 1716 inspektime, janë gjetur në shkelje fasoneria në fjalë dhe një bar- kafe si dhe një market që janë gjobitur.

Ndërkohë që shifrat e COVID-19 në Shqipëri po rriten, Ministria e Shëndetësisë apelon që të ruhet distanca dhe të mbahet maska aty ku nuk mundet të jetë e para, për t’u mbrojtur nga COVID-19.

 

STATUSI NGA MINISTRIA E SHENDETESISE

⭕ Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1716 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit .
?Janë vendosur:
?2 masa me gjobë për biznese bar-kafe dhe market, subjekte të cilat janë gjetur në shkelje;
?1 vendim i ndërmjetëm për pezullim të pjesshëm të aktivitetit në fasoneri;
ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit.
?Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të ruani distancën nga njëri-tjetri, mbani maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distanca dhe ruani higjienën personale;
▪️Bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë
#MSHMS

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb