TIRANË

Policia Rrugore e Tiranës vijon me kontrollet për të evidentuar rastet e shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Pavarësisht masave të marrë, policia bën me dije se fatkeqësisht numri i shkeljeve që konstatohen në rrugët e kryeqytetit mbetet i lartë dhe për rrjedhojë edhe rreziku për t’u përfshirë në një ngjarje rrugore.

“Referuar analizave mbi ngjarjet e fundit rrugore dhe konstatimeve të shkeljeve në vazhdimësi, duhet akoma më shumë fokus i policisë dhe jo vetëm, kryesisht mbi respektimin e sinjalizimit rrugor, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, përparësitë ndaj këmbësorëve etj.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin tuaj, pasi çdo masë administrative e vendosur, nuk ka për qëllim dëmtimin apo ndëshkimin, por parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në rrugët ku udhëtoni ju, familjarët tuaj dhe i gjithë komuniteti. Duke e konsideruar sigurinë rrugore si sfidë të përbashkët, lutemi për bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb