TIRANE

Me qëllim rritjen e cilësisë së hetimit si edhe për të parandaluar e dokumentuar veprat penale, Prokuroria e Tiranës dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi. Memorandumi është nënshkruan nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj si edhe drejtori i përgjithshëm i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku.

Marrëveshja nënshkruhet pak ditë nga nisja e fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku një nga pikat e bashkëpunimit dhe hetimit mes dy institucioneve janë edhe shkeljet gjatë procesit zgjedhor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përmes këtij memorandumi, synohet rritja e efikasitetit dhe bashkërendimi i punës ndërmjet institucioneve, realizimi i komunikimit dhe shkëmbimit të të dhënave, përmes krijimit të një Task Force me pjesëmarrës përfaqësues të të dy institucioneve me qëllim forcimin e veprimve të përbashkëta hetimore për cështjet që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve, veprimet në procesin zgjedhor, veprimet arbitrare për tejkalim të kompetencave të policisë së shtetit gjatë ushtrimit të detyrës, koordinim për analiza të përbashkëta për nisjen e hetimeve etj.

Prokuroria dhe SHÇBA angazhohen të bashkëpunojnë në kryerjen e hetimeve të përbashkëta apo shkëmbimit të informacionit.

Detyrat 
a)    Hetimet  për  implikime të subjekteve të SHÇBA-së në rastet e kultivimit, trafikimit  të  lëndeve narkotike,
b)    Mbikqyrja dhe monitorimi i subjekteve policore në respektimin e ligjit në fuqi para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, Qershor 2019.
c)    Mbikqyrja dhe monitorimi i subjekteve të SHÇBA-së, për zbatimin e ligjit në fuqi,  kryesisht të masave të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, në aktivitete të ndryshme social kulturore dhe tubimet.
d)    Hetimeve për aktet korruptive, shpërdorimit të detyrës, favorizime të subjekteve të shërbimit  për lejimin e ndërtimeve  pa leje, kryerjen e lojrave të fatit, etj.
e)    Hetimet në lidhje me aktet korruptive në realizimin e prokurimeve publike nga ana e subjekteve të SHÇBA-së.
f)    Hetimet në lidhje me respektimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive personale të njeriut, gjatë ushtrimit të detyres nga subjektet e SHÇBA-së.
g)    Si dhe çdo fushë tjetër, ku implikohen subjektet e SHÇBA-së në  përmbushjen e rregullt të detyrës nga ana tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb