TIRANË

Pas publikimit në media të shkeljeve në emërimin e Alban Toros si anetar i KLGJ-se, News24 mëson se Keshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar një mbledhje informale për të adresuar faktet që kanë dalë në dritë.
Pas konsultës, anëtarët e KLGJ kanë dalë në përfundimin se për të
për të shqyrtuar çështjen e Alban Toros, në KLGJ duhet të mbërrijë një kërkesë nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. Faktet për shkeljen e kritereve të përzgjedhjes së Toros mund të gjenden lehtësisht në të dhënat e regjistruara në QKB, ku vërtetohet fakti se avokati Alban Toro nuk përmbush kriterin e ushtrimit të funskionit pa ndërprerje në 10 vitet e fundit. Sipas të dhënave të QKB-së, Alban Toro ka paraqitur dokumente të rreme në Kuvend, pasi në 15 vitet e fundit e ka pezulluar tre herë aktivitetin si avokat.

Në këto rrethana Këshilli i Lartë Gjyqësor, e ka për detyrë kushtetuese që nëse njëri nga anëtarët e saj nuk përmbush kriteret, duhet të deklarojë ndërprerjen e mandatit.

Por mosplotësimi i kriterit për vijmësinë e punës nuk është i vetmi skandal që përfshin Alban Toron, pasi ka dyshime edhe për burimin e të ardhurave të tij dhe bashkëshortes gjyqtare në gjykatën e Apelit të Tiranës, Elona Toro. Rast i paprecedentë edhe ky, kur gruaja është gjyqtare dhe bashkëshorti anëtar i një institucioni që promovon ose ndëshkon gjyqtarët për shkelje në detyrë. Për gjyqtaren Toro, ka një ankimim nga Komisioneri Publik, i cili vlerëson se KPK ka bërë ndaj saj një hetim jo të plotë administrativ.

Ankimimi i komisionerit publik erdhi pas pretendimeve të anëtares së KPK-së Etleda Çiftja, që votoi kundër Elona Toros, me argumentin se personat, përmes të cilëve ajo ka justifikuar pasurinë, nuk kanë pasur burime të mjaftueshme për dhuratat dhe huatë.

Ndërkohë, referuar të dhënave të publikuara në ‘Open Data’, e gjithë pasuria e deklaruar nga Alban Toro, ka si burim, të ardhurat e tij si avokat dhe të ardhurat e gruas si gjyqtare.

Pra, me dy paga, pa llogaritur paratë dhuratë, apo kontratat dhuratë, kanë blerë pasuri të patundshme dhe kanë një sërë llogarish bankare. Cifti Toro deklaron dhurata nga prindërit, që shkojnë në dhjetëra mijëra euro, por ata nuk arrijnë të justifikojnë të ardhurat për dhurata të tilla.

Shumë gjyqtarë e prokurorë janë hetuar dhe shkarkuar nga mos justifikimi i pasurisë të vënë në vite. Por, pasuria e Alban Toros nuk ka kaluar në sitë, pasi ai nuk ka kaluar në Vetting si anëtarët-gjyqtarë të KLGJ-së. Ka mjaftuar miratimi i emrit të tij nga avokati i popullit dhe parlamenti, që avokati Alban Toro të bëhet një nga anëtarët e rregullatorit të gjyqësorit në shkelje të kritereve të përcaktuara me ligj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: