Raportuesi i OKB-së për Iranin, Javaid Rehman ka deklaruar se shkelte e të drejtave të grave iraniane përbëjnë krim kundër njerëzimit.

Vërejtjet nga OKB erdhën pasi BE dhe Britania vendosën një raund të ri sanksionesh ndaj oficerëve të Gardës Revolucionare (IRGC), zyrtarëve gjyqësorë dhe klerikëve.

Rehman paralajmëroi se Irani po përjetonte shkeljet më të rënda në katër dekada. Ai gjithashtu pretendoi vdekjen në paraburgimin policor të Mahsa Amini, në shtator 2022 si rezultat i rrahjeve nga “policia e moralit”. Gjë që Irani e ka mohuar, duke pretenduar se vdekja e saj nuk erdhi si pasojë e dhunës fizike.

“Shkalla dhe graviteti i shkeljeve të kryera nga autoritetet iraniane, veçanërisht që nga vdekja e Amini, tregon për kryerjen e mundshme të krimeve ndërkombëtare, veçanërisht krimet kundër njerëzimit të vrasjeve, burgosjeve, zhdukjeve me forcë, torturave, përdhunimeve, dhunës seksuale, dhe persekutim. Dua të theksoj se vdekja e saj nuk ishte një ngjarje e izoluar, por e fundit në një seri të gjatë të dhunës ekstreme ndaj grave dhe vajzave të kryera nga autoritetet iraniane”, tha ai.

Ai tha se përgjegjësia e zyrtarëve të lartë në nxitjen e kësaj dhune nuk mund të injorohet.

Rehman, shprehu gjithashtu zemërim për ekzekutimet e të paktën katër personave të lidhur me protestat “pas gjykimeve arbitrare të falsifikuara nga akuzat për tortura”.

Kujtojmë që pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, Irani u përfshi nga protesta disa mujore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb