Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal për 7 punonjës të Policisë së Shtetit për abuzimet në tenderin e blerjeve të kamerave të trupit të efektivëve të policisë. Për shkeljet e gjetura, KLSH ka paraqitur pranë Prokurorit të
Përgjithshëm kallëzim penal për 4 punonjës të Policisë së Shtetit që kanë hartuar referencat e tenderit, si dhe për 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për kamerat e trupit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se kamerat e trupit të efektivëve të policisë janë blerë 7 herë më të shtrenjta se çmimi i tregut vendas dhe të huaj. Vlera e tenderit ishte 541 milionë lekë, kurse dëmi i shkaktuar buxhetit kap vlerën e 189 milionë lekëve. KLSH thotë se tenderi u klasifikua qëllimisht “sekret” për të shmangur konkurrencën. Konkluzionet e auditit u bënë publike në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për Policinë e Shtetit për periudhën
2014-­2016.

SHKELJET
Shkeljet me procedurat e tenderit për blerjen e kamerave të trupit të punonjësve të Policisë i kanë shkaktuar buxhetit një dëm me vlerë 189 milionë lekë. Sipas raportit të KLSH­së, dëmi u shkaktua për shkak se kamerat u blenë 7­fish i çmimit referencë të tregut vendas dhe të huaj.

“Nga një testim i çmimeve ndërkombëtare të publikuara, si dhe i ofertave të marra nga operatorë të njohur të tregut vendas për komponentë të caktuar të këtij sistemi, u konstatua se çmimet e përdorura nga Autoriteti Kontraktor kanë rezultuar deri 7 herë më të larta se çmimet ndërkombëtare të botuara, duke reflektuar rritje të fondit limit në shumën 189,155,670 lekë”, thuhet në raportin e KLSHsë. KLSH thotë se, duke e klasifikuar artificialisht procedurën “sekrete” për nivel sigurie, u shmang qëllimisht konkurrenca e kompanive.

“Arsyetimi i përdorur për këtë klasifikim, për shkak se Materiali filmik (Audio/video) është produkt që realizohet pas përfundimit të procedurës së tenderit dhe gjykohet se ka shërbyer si një artificë për të shmangur konkurrencën e hapur dhe për të diskriminuar pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të tjerë në këtë prokurim”, thuhet në raport.

Shkelje janë gjetur edhe në mirëmbajtjen e kamerave të trupit për 3 vitet e ardhshme. Sipas KLSH­së, në tender ishte përfshirë që mirëmbajtja e kamerave do të kryhej nga kompania fituese, për të cilën do të paguhej 38 mijë lekë në vit, por nga auditi rezultoi se kompania nuk kishte asnjë marrëveshje mirëmbajtjeje apo trajnim me operatorin që i bleu kamerat e trupit.

Për shkak të kësaj mangësie, mirëmbajtja e kamerave u transferua jashtë institucionit me pagesë për 3 vjet, 114 milionë lekë. Në raport thuhet gjithashtu se Policia e Shtetit për specifikime teknike të tenderit nuk ka zbatuar rekomandimet e Agjencisë Kombëtare të Informacionit./panorama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: