Nuk shënonte në dy ndeshjet e fundit por i mjaftojnë 23 minuta në Champions për të shënuar tre gola. Robert Lewandowski ishte protagonisti absolut në sfidën e së martës kundër Salzburg, tripleta e tij i dha një dorë Bayern Munich për të kaluar në çerekfinale, por në të njëjtën kohë në aspektin personal ky ishte një tregolësh që e vendos në historinë e këtij turneu.

3334027 68160808 2560 1440
3334027 68160808 2560 1440

Ky ishte tregolëshi më i shpejtë i realizuar ndonjë herë në historinë e Champions League, duke thyer një rekord që qëndronte në fuqi që nga viti 1996.

Leva
Leva

Leva vijon formën fantastike teksa arrin në kuotën e 12 gola në 8 ndeshje në Champions, ndërsa kap shifrën e 42 golave në 35 ndeshje të këtij sezoni, duke vendosur edhe një herë kandidaturën si favorit kryesor për të fituar “Topin e Artë”.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb