Egnatia vijon sezonin shumë pozitiv, mbeten në garë me kohë të plotë në të dy frontet, me shpresën që në fund të sigurojnë për herë të parë në histori një biletë për në Evropë. Rrogozhinasit dhuruan show përballë Laçit, kualifikohen në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë pasi mposhtën kurbinasit brenda në shtëpi me rezultatin e pastër 0-3.

Në këtë pikë të sezonit, Egnatia e sheh veten në vendin e tretë në kampionat dhe me një biletë në dorë për në gjysmëfinalet e Kupës, thjesht një skenar prefekt, të paktën deri më tani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 20-të ku goditja e Fernandos gjeti devijimin me fat duke përfunduar në rrjetë. Me Laçin të hedhur përpara, Egnatia i kapi “mat” në minutën e 54-ët, ku Redi Kasa realizoi një gol shumë të bukur duke dyfishuar shifrat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

Me Laçin të dorëzuar totalisht, miqtë gjetën dhe golin e tretë, një aksion shumë i bukur i finalizuar me shumë klas nga Fernando. Me këtë humbje, Laçi del praktikisht nga çdo objektiv sezonal, ku tashmë duhet të kujdesën vetëm për të mbijetuar në elitë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb