Valon Berisha, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës që luan me Salzburg, mbrëmë në takimin kundër Lazio-s ishte lojtari më i mirë në fushë për ekipin e tij. 25-vjeçari që shënoi një gol me penallti dhe më pas e festoi me simbolin e shqiponjës, prej 2012 luan me austriakët, por me raportimet e fundit duket se aventurës me Salzburg po i vjen fundi.

Mbrëmë para takimit në “Europa League” kundër austriakëve, drejtori sportiv i Lazio-s Igli Tare deklaroi: “Më vjen mirë që ka kaq shumë tifozë sonte. Është shumë e rëndësishme që të krijojmë atmosferë të tillë, jo vetëm në Europë, por edhe në kampionat. Salsburgu është skuadër simpatike me lojtarë mjaft të talentuar. Jemi duke ndjekur prej kohësh Valon Berishën, pasi është një profil interesant për skuadrën tonë”, deklaroi Tare.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb