Zamiq Alijev është ftuar nga Kombëtarja e Azerbajxhanit për ndeshjet e tetorit. Mbrojtësi i Egnatias ka shkëlqyer me rrogozhinasit në Superiore, për këtë dhe i është besuar një vend te përfaqësuesja e vendit të tij.

Fillimisht Azerbajxhani do të luajë kundër Estonisë më 11 tetor. Më pas 3 ditë më vonë përballet me Sllovakinë. Të dyja këto ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Alijev është 23 vjeç dhe u afrua tek Egnatia pikërisht këtë verë. Të gjitha ndeshjet e Superiores i ka luajtur të plota si titullar, me përjashtim të takimit me Tiranën ku qëndroi në stol.

Alijev

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: