Mesfushori Milot Rashica, ishte protagonist me dy asist në sfidën e djeshme ndaj Lacios e vlefshme për Ligën e Europës, ku skuadra e tij Vitese u mund me rezultatin 2-3.

Paraqitja e shqiptarit nga Kosova tërhoqi vëmendjen e mediave italiane të cilat e cilësuan Rashicen si një futbollist me një të ardhme premtuese.

“AreaNapoli.it” nuk ngurron t’i vendoste 21 vjeçarit epitetin “Kajeoni i Shqipërisë”, duke mos fshehur interesin e skuadrës së Sarrit për të pasur shërbimet e mesfushorit. Djaloshi nga Vushtrria ndiqet me interes nga drejtuesit e Napolit dhe sezonin e ardhshëm pritet të ketë edhe diçka konkrete.

Rashica-470x388
Fjalë të mira për mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës ka shprehur dhe ish-trajneri i Partizanit dhe i Skënderbeut, Andrea Agostineli, në një deklaratë për mikrofonin e “Radio Crc” ai i ka thurur elozhe Milotit.

“Dy vite më parë ishte pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë, pastaj vendosi të shkojë te Përfaqësuesja e Kosovës. Bën gola, si dhe një kundër një është mjaft i mirë. Më shumë se një ekip italian e ka ndjekur atë. Është një talent që në futbollin e sotëm është vendimtar. Rashica mbulon si fazën ofensive ashtu edhe atë difensive dhe është 21 vjeç,” ka deklaruar Agostineli./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: