Monza arriti një sukses historik duke mposhtur Interin 1-0 në fushën e këtij të fundit, por Stefano Sensi sigurisht që nuk përjetoi një rikthim me fat në “San Siro”.

Në fakt, ish-mesfushorit të zikaltërve iu desh të largohej nga fusha pas gjysmë ore loje për shkak të një problemi muskulor, një problem tjetër në karrierën e tij në një sezon që dukej më pak i prekur nga dëmtimet sesa ato të mëparshme. Gjithsesi, ai mori duatrokitjet e dy tifozërive.

Gruaja e tij, Giulia Amodio, e cila ishte në stadium dhe fillimisht kishte shpërndarë imazhe të ndryshme nga stadiumi, natyrisht duke u krenuar me bukurinë e tij, shkroi një koment me sarkazëm për kthimin e të shoqit në “Meazza”:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GIULIA AMODIO (@giulia_amodio)

“Kam filluar të besoj se në fund pas çdo të mire ka edhe një të keqe.” Sensi dhe Amodio janë në një lidhje prej vitesh dhe vitin e kaluar sollën një jetë një vajzë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb