TIRANE- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka depozituar një padi ndaj Ministrisë që ai vetë drejton. Nga Ministria e Financave, Cani kërkon që t’i kthehet shuma prej 240.000 lekë dhe interesat bankare, si dhe indeksimi përkatës për gjithë periudhën nga 05.01.19994 e derisa vendimi të marrë formë të prerë.

Bëhet fjalë për një çështje të vitit 1994, e cila është regjistruar në Gjykatë vetëm pak ditë më parë, shkruan “Panorama”.

JA DETAJET E PADISË SË MINISTRIT TË FINANCAVE:
Nr. i Çështjes: 8156
Dt. e regjistrimit: 05.05.2015
Paditësit: Shkëlqim Cani
Të paditurit: Drejtoria e Administrimit dhe e Shitjes së Pronës Publike,
MINISTRIA E FINANCES
Lloji i Çështjes: Padi për kthim shume
Objekti: Kthimin e shumës 240.000 lekë dhe interesat bankare, si dhe indeksimi përkatës për gjithë periudhën nga 05.01.19994 e derisa vendimi të marrë formë të prerë
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Antonela Prendi

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb