Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se kur të zbardhet vrasja e Skerdilajd Ikonomit dhe Artan Santos, shqiptarët do të besojnë tek drejtësia.

Hajdari vlerësoi se shqiptarët do të shikojnë se do ketë supriza edhe me dosjen e Gërdecit.

Shkëlqim Hajdari: Do shohim surpriza tek Gërdeci. Do të shikojmë se çështja e Gërdecit do të rishikohet. Gërdeci ka sjellë pasoja të mëdha. Kur të zbardhet vrasja e Ikonomit dhe Santos, shqiptarët duhet të besojmë tek drejtësia.

Klodiana Lala: Uroj që SPAK duhet të shkundë dosjet e rënda. Por, duhet që SPAK të hetojë edhe shit-blerjen e votës, aferat korruptive, kemi çështje të tjera. Kemi edhe vrasje mafioze, ku janë të përfshirë njerëz të politikës dhe të biznesit.  Mjafton të shikojmë se edhe vrasjet mafioze janë të atilla, ku politika është përfshirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb