Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka vizituar varrin e shkrimtarit, politikanit dhe klerikut Fan Stilian Noli, trupi i të cilit prehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hajdari ndau pamjet në llogarinë e tij në Facebook, teksa shkroi se shpreson që vitin e ardhshëm, pas 100 vitesh trupi i Nolit të kthehet në atdhe dhe të gjejë Shqipërinë si një vend më demokratik.

“Për herë të parë, shoqëruar me emocione të veçanta, pranë varrit të Fan. S. Noli, Peshkopit të Kombit Shqiptar!
Shpresoj që vitin tjetër, pas 100 vjetësh,trupi e shpirti i tij të rikthehet në atdhe, dhe ta gjejë Shqipërinë një vend më demokratik”, shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb