Shkëlqim Muça, ish-trajner i shumë ekipeve, ka shpërthyer në kritika pas paraqitjes së dobët të kombëtares në miqësore. I ftuar në ‘rtsh’ Muça ka drejtuar gishtin nga lojtarët që sipas tij përveçse nuk kanë cilësi, luajnë edhe për interesa personale duke kaluar në plan të dytë ekipin.

“Kjo ndeshje ka nxjerrë në dukje shumë mangësi tek ekipi jonë. Kam qenë skeptik që në fillim me këto lojtarë që kishim. Ato lojtarë që ishin në fushë nuk kanë shumë cilësi, dhe grupi nuk ka grintën e duhur, nuk ishim të organizuar mirë në mbrojtje dhe në sulm. Edhe në mbrojtje kemi hapësira të shumta.

Në Kombëtare duhet të ketë lojtarë që japin maksimumin për ekipin. Në ekip kombëtar nuk ka emra, por ka dëshirë. Nëse një lojtar nuk e fut për 10 minuta, dhe ai var turinjtë, atë lojtar nuk duhet ta grumbullojmë më. Lojtarët që vijnë për interesat e veta, që e përdorin si trampolinë, për ndonjë kontratë, nuk duhet të vijnë. Në Kombëtare vijnë vetëm ata që e ndjejnë fanellën.” – deklaroi Shkëlqim Muça.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb