Vllaznia zhvilloi një fazë përgatitore shumë pozitive në Austri, por për fat të keq, Mirel Josa duhet të bëjë në sfidën e parë kundër Universitatea Craiova-s pa yllin e ekipit, Liridon Latifin.

Fantazisti u bashkua vonë me ekipin në për shkak të problemeve shëndetësore. Pavarësisht se u aktivizua për disa minuta në dy miqësoret e fundit, dukshëm Latifi nuk është në kushtet të përshtatshme fizike për ti besuar një fanellë titullari në sfidën e parë të vlefshme për turin e dytë në Confernece League, sfidë e cila do të luhet në “Loro Boriçi” më 21 korrik.

Nuk është në 100% të formës fizike as blerja e verës, Kristjan Vulaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb