Djali i kreut të PD, Shkëlzen Berisha, i përgjigjet deputetit Gazment Bardhi, pasi ky i fundit e përmendi në një postim të mëhershëm, teksa i përgjigjej akuzave të Sali Berishës.

“Per hir te bashkimit mendoj se te gjitha emerimet ne PD, duhet t’i rikthehen si ekskluzivitet shoqates se gazrave!”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Ndërkohë, Gazment Bardhi shkruante në mesazhin e tij se ““Babi i Zenit, njëriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb