Debatet për “dasmat” e “martesat” të nisura sot në sallën e Kuvendit mes Berishës e Veliajt, tashmë kanë dalë edhe jashtë saj. Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, i është përgjigjur deklaratës së bërë nga ministri Erion Veliaj nga foltorja e Kuvendit pas debateve për “martesën”. Pas akuzave të ish-kryeministrit se Veliaj bëri dasmë me fonde publike, ministri reagoi duke përmendur martesën e djalit të Berishës. Pikërisht për këtë, Shkëlzen Berisha ka reaguar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, duke e quajtur Veliajn “Zogu i Ramës”.

“Një sqarim i shkurtër për “Zogun e Rames”. Në farefisin tonë Erion, as për dashuri, as për lekë, as për bukë, as për bursë, as për fonde e as për karrierë, askush nuk është lidhur/martuar me kushuri/ra, më burra, me gratë e shokëve, apo me shokët e grave. E kuptoj qe pasi ke shitur e prekur fiq gjithë jetën (që i vogel) për t’ja dalë e ke të vështirë ta besosh, por është e vërtetë”, shkruan Shkëlzen Berisha.

“Berisha i ka problem dasmat. Ne martohemi si njerëz normalë, s’e di si e kanë ata që martohen me kushërinjtë”, është shprehur nga foltorja e Kuvendit ministri Erion Veliaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb