TIRANË

Lojë kungulleshkash e cilëson Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha interpretimin e Kushtetutës në kohën e bllokimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ngërçi i krijuar për dekretimin e Sandër Lleshit, si propozim i kryeministrit për Ministër të Brendshëm ka risjellë dhe njëherë në vëmendje mungesën e Gjykatës Kushtetuese për të cilën shefi i qeverisë tha se do të krijohet së shpejti.

E pikërisht ky paralizim ka lënë vend për interpretime në rastin e mosdekretimit të Lleshit nga Presidenti i Republikës për arsyet dhe nëse ka të drejtë të kthejë një propozim të kryeministrit.

“Pas paralizimit të Gjykatës, interpretimi Kushtetutës është bërë lojë kungulleshkash”, shkruan Shkëlzen Berisha në “Facebook”.

Shkelzen Berisha Fb
Shkelzen Berisha Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb