TIRANË- Djali i ish-kryeministrit shqiptar, Shkëlzen Berisha ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri mbi akuzat e deputetit Tom Doshi.
Shkëlzen Berisha e quan të çuditshme faktin që edhe pas rrëfimit në zyrën e Ministrit dhe në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, “vrasësi profesionist” është lënë i lirë. Ai kërkon përgjigje mbi disa pyetje në lidhje me deklaratat e bëra më parë nga Durim Bami, para Tahirit dhe Didit

“Dokrrat e Tahirit. Një “vrasës profesionist” shkon dhe rrëfehet në zyrën e Ministrit të Brendshëm për vrasjen e një deputeti, para tij dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë por ministri dhe drejtori e lënë të lirë të largohet sepse nuk ka pranuar të hedhë firmën? Përse nuk e kanë arrestuar ndërkohë që personi ka pranuar gojarisht para tyre që është përfshirë në një vrasje të mbetur në tentativë? Policia ka ndaluar dhe arrestuar njerëz për faturën e dritave por ministri dhe drejtori i policisë paskan organizuar “rendezvous” në dritën e qiririt, jo një, por disa herë me një vrasës të kontraktuar pa e ndaluar kurrë atë! Me çfarë baze ligjore e kanë lënë të lirë dje dhe e kanë arrestuar sot?”, shkruan Shkëlzen Berisha në faqen e tij zyrtare të facebook.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: