TIRANE – Në katërvjetorin e protestës së 21 janarit 2011, ku katër demonstrues mbetën të vrarë në bulevardin kryesor të Tiranës, djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha publikon në faqen e tij në “Facebook”, këngën “Zemërthyer”, që artisti i ndjerë Dr.Flori i kushtoi koalicionit Rama-Meta përpara zgjedhjeve të 23 qershorit.
“Nuk e di nëse protestuesit e 21 Janarit do ishin bërë pjesë e saj, nëse do e kishin ditur.”- shkruan Shkëlzen Berisha.

Kënga “Zemërthyer” e Dr.Florit kritikon aleancën që bëri me LSI-në kreu i PS-së Edi Rama, me të cilin ai pati bashkëpunim prej një dekade.
“Zemërthyer, nga pazari që u bë me idealin. Zhgënjim për ne idealistët, që dolëm në shesh në protestën e 21 janarit 201. Njerëzit që dolën në demonstratë, e dinë shumë mirë se kundër kujt dolën dhe ajo që morën, ishte një bashkim me atë për të cilën dolën për të kundërshtuar.”, – deklaroi Dr.Flori pas publikimit të këngës.

https://www.youtube.com/watch?v=JrYI7tARRWE
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: