TIRANË – Nuk ka përfunduar ende sulmi i Shkëlzen Berishës ndaj ish-Drejtorit të Përgjithshëm të KESH-it, Gjergj Bojaxhi, pavarësisht replikës së këtij të fundit.

Sot, Berisha i ri e ka konsideruar Bojaxhiun si një vizitor që e bezdiste rregullisht në zyrë, duke nënkuptuar të tjera arsye.

“Më duhet të pranoj se Bojaxhiu i Piktorit është pjesërisht i saktë, – ka replikuar ai me të. – Deri para dy vjetësh ka qënë vizitor bezdishmërisht i rregullt i zyrës sime, por atëherë vinte vetëm, pa “kontigjentin e shokëve” që ka mbledhur tani.”

Ky reagim erdhi pas përgjigjes që Bojaxhiu i dha “gjëegjëzës” së Shkëlzen Berishës dje në Fb.

Pyet Shkëlzen Berisha: Ku mblidhen bashkë grekë me çamë, bojaxhinj me piktorë?

“Gjëegjëzë para elektorale.Kush e gjen: Ku mblidhen bashkë për “të mirën” e popullit, vrasësit me akademikët, tutorët me politikanët, ish-policët me ish-të burgosurit, fundërrinat njerëzore me rilindasit, të persekutuarit me persekutorët, grekët me çamët, bojaxhinjtë me piktorët?”

Përgjigjet Gjergj Bojaxhi: Deri para dy vjetësh, tek zyra e tij

“Do të thoja që para dy vjetësh e dinim që mbase mblidheshin tek zyra e tij, – tha Bojaxhiu, – por se ku mblidhen sot unë nuk e di, se nuk jam pjesë e këtyre njerëzve.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb