Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni feston sot ditën e lindjes dhe sigurisht për t’ja bërë ditën më të bukur ka menduar e dashura e tij, Armina.
16903354_10154563073889472_2125431047030861557_o
Ajo i ka dërguar në zyrë një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë brenda një kutie në formë zemre me ngjyrë blu dhe duket se e ka surprizuar pa masë Shkëlzenin.

Ka qënë ai që e ka vlerësuar dhuratën e së dashurës së zemrës si surprizën më të bukur. Teksa pozon me tufën e luleve, Shkëlzeni shfaqet i qeshur dhe shkruan: “Surpriza me e bukur per te nisur diten nga zemra ime Armina Mevlani”.

Më pas çifti ka vijuar me komente me njëri-tjetrin ku Armina nuk e ka pritur këtë postim të tij: “Une po mendoja përse s’më ka shkruar dhe tani kjo u bë surpriza ime më e bukur! Të dua shume! Happy birthday !,”-shkruan Mevlani.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: