Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka komentuar përplasjen e dhunshme të banorëve të Astirit dhe efektiveve të policisë para Kuvendit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, djali i ish-kryeministrit akuzon Ramën se plagosi efektivët e Policisë së Shtetit.

Teksa shkruan se punonjësit e policisë janë plagosur nga ‘kriminelë’, ai thekson se e gjitha kjo është një lojë për pushtet.

“I marri gjakosi me kriminelë policinë e shtetit, jo për çati, por për pushtet!”, shkruan ai.

(BallkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb