Në ndeshjen me Bylisin, dy zëvendësues bënë paraqitje të mirë te Tirana. Bëhet fjalë për Haxhiun dhe Ndrecën.
Të dy lojtarët mund të jenë në fushën e lojës në takimin me Elbasanin. Po kështu, Dembele do të jetë në stol. Në vend të tij do të luajë Meta. Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e njëjtë në sfidën me Bylisin.
Skuadra bardheblu, edhe në sfidën me Bylisin mori barazimin e katërt rresht në katër javë kampionat. Një nisje gri e sezonit që ka anën e mirë të saj, por edhe anën e errët. Për ata që nuk e dinë, Tirana është skuadra që ende nuk ka njohur shijen e humbjes, por as të fitores. Bardheblutë janë ekipi i pamposhtur në Kategorinë Superiore.
Asnjë skuadër tjetër nuk rezulton të jetë e pamposhtur në këtë kampionat dhe së bashku me Laçin nuk ka fituar një ndeshje në 360 minuta lojë zyrtare.