Teuta ka humbur përballë Kukësit me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe si rrjedhojë është eleminuar nga Kupa e Shqipërisë. Bledi Shkëmbi ka folur për “Supersport” pas kësaj ndeshje duke analizuar skuadrën e tij dhe ndeshjen e sotme. I zhgënjyer nga disa lojtarë dhe me reagimin e skuadrës pas golit Shkëmbui shprehu hapur pakënaqësitë e kësaj sfide. Deri tek goli ishte një lojë e barabartë. Pas tij, u shuajtët… Bëmë një pjesë të parë të mirë, porn në të dytën ishim të plogët. Luajtëm dobët, dhe u shpërfytyruam. Më vjen keq, nuk dukeshim ekip.

Na ka ndodhur disa herë këtë kampionat, dhe shpresoj të jetë hera e fundit. Bëtë gjithçka edhe me zëvendësime. I druheni karakterit të lojtarëve? Nuk është vetëm problem rreshtimi, e para ishte se pas golit u shuajtëm. Gabonim edhe pasimet më elentare. Humbën shumë duele, dhe ekipi nuk ishte I gatshëm psikologjikisht të futej në lojë.

Pse mendoni se ndodh kjo gjendje e vakët psikologjike? Mendoj se futbolli fillon edhe nga çështje individësh, del edhe në çështje grupi. Të gjithë kemi gabimet tona, por humbëm përqendrimin, humbël luftën. Nuk ishim gati të reagonim. Kur shkuam 1-0, u duk sikur arbitri duhej të mbyllte ndeshjen. Nuk bëhet vetëm me fjalë, por edhe gjatë javës duhen lojtarë që të japin shkëndija në stërvitje.

Teuta me shumë ekspertë në ekip. Në 7 ndeshjet e fundit, keni pësuar në 6 takime. A ju shqetëson për të ardhmen? Po, më shqetëson. Ne nuk jemi ajo Teutë që kemi qenë. Duket qartë, nuk kam pse ta fsheh. Vuajmë shumë, pësojmë gola të lehtë dhe naivë. Siç ishte dhe goli i sotëm. Por, tani duhet të merremi me ndeshjen në Laç. Të flasim të gjithë dhe të rregullojmë këto probleme. Lojtarët janë aty të gjithë. Këto ndeshje kemi bërë mirë, por nëse vazhdojmë kështu, do kemi probleme për objektivin Europë.

Në Durrës jeni një skuadër tjetër. Ndërsa kur pësoni, dorëzoheni komplet te kundërshtar? Pa hequr asnjë moment përgjegjësit nga vetja, jam unë dhe stafi im që i përgatisim ndeshjet. Në futboll, të ndodh edhe të pësosh. Jashtë, na ndodh që të mos reagojmë. Kështu edhe sot. Duhet një shkëndijë nga disa lojtarë, të luftojnë e të marrin ekipin përsipër. Ne i patëm pjesën e parë mundësitë tona, ishte Bushiç që nuk arriti të shënonte një gol thuajse të sigurt. Tani do flisnim ndryshe. Vecaj bëri një ndeshje të mirë, por në stërvitje e shihja pak të lodhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: