Trajenri i Reutës, Bledi Shkëmbi beson se Shqipëria ka probleme në karakter para se të ketë pastaj probleme taktike. “Kur kishim De Biazin trajner, e dinim që të paktën do të ishte e vështirë të na shënonin. Ishim më të sigurt në mbrojtje. Megjithatë, unë mendoj se në këtë humbje nuk u vu re vetëm një problem taktik, apo fizik, por kishim probleme edhe në aspektin psikologjik.

Skuadra nuk ka karakterin e duhur që të përballojë ndeshje të tilla. Ishte e pashpjegueshme mënyra se si e humbnim topin kur e kishim ne në zotërim”, ka thënë ndër të tjera ish-kapiteni i Skënderbeut për Supersport.

PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: