Trajneri Bledi Shkëmbi shfaqet i mërzitur pas disftaës që Teuta e tij pësoi në Gjirokastër, teksa ka saktësuar se skuadra e tij ka vuajtur presionin që i shkakton vendi i parë. Gjithashtu, në prononcim e tij për “Supersport”, ai sqaroi arsyet se përse ia la gjuajtjen e penalltisë Gerhard Prognit, ndërsa konfirmoi besimin e tij për kroatin Tomislav Bushiç, që ende nuk e ka gjetur golin e parë me fanellën durrsake.

Humbja me Luftëtarin…

Nuk mund të shohim çdo javë një ekip njësoj. Mendoj që përsëri bëmë një ndeshje deri diku të mirë. Kanë meritë edhe kundërshtarët për mosrezultat që kemi. Një nga këta kundërshtarë ishte dhe ky i sotmi”.

Objektivi i titullit kampion…

Çdo humbje vret. Ne dëshironim shumë të fitonim. Më shumë për vazhdimësinë e rezultateve. Bëmë shumë gabime. Nëse një ekip pretendon për vend të parë, nuk gabon kaq shumë. Ndoshta po shpërqendrohemi pak nga vendi i parë.

Pse e gjuajti Progni penalltinë?

Preferova Prognin sepse godet shumë mirë. Mendova se do të ishte i duhuri për ta shënuar. Në fakt nuk më ngel peng. Personalisht e di shumë mirë që një penallti mund të humbet, pavarësisht se ka ndikuar në rezultat.

Çfarë note do t’i vendosni Bushiçit? Kaq i rëndësishëm është Osmani që me mungesën e tij, skuadra humbi?

Patjetër që është i rëndësishëm. Një kapiten nuk është i rëndësishëm vetëm nga ana tekniko-taktike por edhe nga organizimi në fushë dhe jashtë fushë. Për fat të keq me mungesën e Osmanit morëm humbjen e parë pas shumë javësh. Për sa i përket Bushiç, bëri paraqitje të mirë, por sulmuesi matet me gola. Shpresoj të rikthehet sa më shpejt. Po që ka besimin tim absolut nuk diskutohet.

Pse nuk ndryshuat pak më shpejt?

Është e vërtet që me Prognin kundërshtari i kishte marrë masat. Kapëm shumë herë hapësirat e kundërshtarit. Mund ta fillonim lojën 1-0 për ne. 2 mbrojtësat e krahut duhet të shtynin më shumë. Nuk arritëm ta bëjmë si duhet, por mendoj që deri diku kemi pasur problem finalizimet si dhe fusha që u prish pak dhe u bë e vështirë. Në atë moment mu duk më e përshtatshme që të bëj ndryshimet.

A tu përshtat skuadra me atë terren? A je i kënaqur me 2 qendrat e mbrojtjes?

Është e vërtetë që me Dungën patëm shumë probleme. Gjatë gjithë lojës fitoi çdo duel me 2 qendrat e mbrojtjes tonë. Ndodh që ndonjëherë që lojtarët nuk janë në gjendjen optimale. Mesfushorët mendoj që bënë mirë. Kallaku e rriti lojën, në një terren më të mirë bëhet akoma më i rrezikshëm. Ka vizion për lojën dhe ka pas të mirë, ndaj mendova ta lija në lojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb