Në futboll asgjë nuk është e pamundur, kurrë mos thuaj kurrë, aq më tepër kur bëhet fjalë për merkato. Antonie Griezmann ishte transferimi më i bujshëm i Barcelonës dy sezone më parë, mënyra se si blaugranët transferuan sulmuesin francez bëri shumë zhurmë duke sjellë pakënaqësi të madhe tek drejtuesit e Atletico, akuza kundër akuza, por në fund biondi zbarkojë në “Camp Nou”. Pavarësisht emrit të madh, Griezmann nuk arriti kurrë të ngrihet në lartësinë e pritshmërive, marrëdhënia jo e mirë me Leo Messi në fillim pati shumë ndikim, aq sa u fol edhe për një largim të parakohshëm.

Barcelona
Barcelona

Mediat spanjolle sjellin një skenar të bujshëm që mund të vihet në jetë gjatë merkatos së verës. Barcelona dhe Atletico Madrid mund të futen sërish në negociata për një shkëmbin kokë më kokë ndërmjet Griezmann dhe Joao Felix. Dy lojtarët kanë një vlerë të njëjtë në tregun e transferimeve dhe është e vetmja mënyrë që mund të ndryshojë ekip, në këtë kohë krizë është thuajse e pamundur të blesh lojtarë të tillë me para kesh. Në Madrid, Joao Felix nuk ka mundur të përshtatet si duhet dhe kjo lëvizje mund të jetë idealja për të dy lojtarët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb