Pas Elseid Hysajt dhe Etrit Berishës, edhe Ardijan Ismajli mund të ndryshojë skuadër në Serinë A. Mediat në Itali flasin për një tratativë të nisur nga skuadra e Specias dhe Empolit pas një interesimi të këtyre të fundit për mbrojtësin e Kombëtares.

25 vjeçari u transferuar sezonin e kaluar te Spezia dhe është kthyer në një nga bazat e skuadrës duke u bërë dhe objektiv merkatoje. Empoli i sapo ngjitur, kërkon të forcohet që mos të jetë thjesht kalimtar në Serinë A, dhe aty Ismajli do të gjente dhe Nedim Bajramin, i cili pritet që në shtator të debutojë me ngjyrat kuqezi.

Empoli i ka propozuar Specias një shkëmbim kokë më kokë për të fituar shërbimet e Ismajlit. Te Specia do të shkonte mbrojtësi grek Dimitris Nikolau, i cili ka eksperiencë në arenën ndërkombëtare edhe me Olimpiakosin.

Bisedimet kanë nisur dhe shumë shpejt mund të ketë një konkretizim të transferimit. Më herët me Empolin është aktivizuar edhe Hysaj, kur trajner ishte Maurizio Sarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb