TURQI- Shkëmbim zjarri ka ndodhur mes forcave siriane dhe atyre turke. Mësohet se granatat e gjuajtura nga sirianët kanë rënë sërish në tokën turke.

Sipas mediave turke bënë me dije se sulmi ka ndodhur në qendër të qytetit të Kilisit, duke shkaktuar panik tek qytetarët, por fatmirësisht pa viktima. Ushtria e Turqisë është kundërpërgjigjur duke gjuajtur caqet brenda Sirisë, në linjë me rregullat e luftës.

Sakaq, dje ushtria turke sulmoi grupin e Shtetit Islamik në Siri, pasi disa raketa kishin goditur qytetin e Kilisit, duke lënë të vrarë një person dhe shtatë të tjerë të plagosur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: