Frikë në Carolinën e Veriut, ku ka ndodhur një shkëmbim zjarri në brendësi të një ndërtese qeveritare të Winston-Salem.

Bilanci paraprak flet për dy nëpunës të vdekur dhe dy të plagosur.

Një punonjës i këtij institucioni, 61 vjeç, ka hapur zjarr në një zyrë dhe shënjestër kishte një kolegun e tij. Policia ka bërë të ditur se dy kolegët kishin mosmarrëveshje prej kohësh me njëri-tjetrin. Sakaq, raportohet se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb