Një shkëmbim zjarri mes dy makinave ka ndodhur këtë mbrëmje në Prishtinë.

Mediet fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ku disa persona kanë qëlluar nga dy makina në lëvizje.

“Sonte në ora 21:20 është raportuar se në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast, gjuajtje me armë, nga persona që ishin në dy vetura në lëvizje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb