TIRANE- Edhe gjatë muajit qershor vendet e Bashkimit Europian vijojnë të kryesojnë shkëmbimet tregtare të Shqipërisë, duke zënë 67,6 % të gjithë tregtisë, ku po shënohet zgjerim me tregun e Kosovës.
Në qershor eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 73,2 % të totalit dhe 64,8% të importeve, sipas INSTAT-it. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 34,8 %, Greqia 7,6%, Turqia 5,8 % dhe Kina (5,4 %).
Në muajin qershor, vendet e me të cilët Shqipëria shënoi rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2014-tës janë: Kosova me 32,2 %, Spanja me 31,4 % dhe Greqia me 11,5 %. Ndërsa me ulje të eksporteve u shënuan tregjet e Italisë me 9,6 %, Gjermania me 7,2 % dhe Malta me 5,7 %.
Në muajin qershor tregu shqiptar zgjeroi gamën e importeve, në krahasim me qershor 2014 me Kinën me 13,3 %, Greqinë me 7,2 % dhe Italinë me 1,7 %. Importet u tkurrën nga vende të tjera si, Serbia me 27,7 %, Maqedonia me 4,1 % dhe Turqia me 1,3 %.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb