Edin Dzeko tek Inter dhe Mauro Icardi te Roma. Një skenar I përfolur gjatë merkatos së verës, por që me kalimin e ditëve po bëhet realitet. Dy klubet janë në kontakte të vazhdueshme dhe pas shitjes së Ivan perisic te Bayern Mynich, zikaltërit janë gati të rrisin në 18 milion euro për të blerë kartonin e sulmuesit boshnjak, që kërkohet me ngulm nga trajneri Antonio Conte.

Gettyimages 1019496738
Gettyimages 1019496738

Por, Roma nuk do të heqë dorë nga shërbimet e tij, të paktën jo derisa të ketë në dispozicion një tjetër sulmues të kalibrit të tij. Në këtë mënyrë, pasi dështoi të transferojë Gonzalo Higuain nga Juventus, ka vendosur të përqëndrojë të gjitha energjitë te ish-kapiteni interist, jashtë projektit të klubit dhe prej kohësh me valixhe në dorë. Me nisjen e sezonit të ri që po afron dhe me pistat që pi sfumohen me shpejtësi, Mauro Ikardi ka dhënë pëlqimin e tij për t’u transferuar te Roma.

Fc Internazionale V Empoli Fc Serie A
Fc Internazionale V Empoli Fc Serie A

Klubi verdhekuq ka bërë një ofertë të rëndësishme me një pagë sezonale që bashkë me bonuset shkon deri në 9 milion euro dhe sipas mediave italiane, bashkëshortja-agjente e sulmuesit, Ëanda Nara ka nisur tratativat. Një lëvizje që pritet të lirojë Interin nga një problem i madh. Mauro Icardi pritet të transferohet te Roma, që përveç kartonit të Edin Dzeko duhet të paguajë edhe 35 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: